U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Edukata islame” Prishtinë, 31 tetor 2018 Me pjesëmarrjen e kryeredaktorit, prof. Sabri Bajgora dhe anëtarëve të tjerë të redaksisë, sot u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Edukata islame”. Kryeredaktori Sabri Bajgora para anëtarëve të redaksisë foli mbi ecurinë e punës, duke çmuar lart angazhimin dhe kontributin e anëtarëve të kësaj redaksie. Kjo ishte mbledhja e parë në këtë përbërje. Ky numër sjell një sërë temash të ndryshme, me interes për lesuesin, si: Editorial: Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Me rastin e 140 vjetorit të saj) Sabri BAJGORA: Muhamed Tahir ibn Ashur dhe tefsiri i tij “Et-Tahriru ve-t-Tenviru” Hfz. Safet HOXHA: Tre imamët e leximeve mutevatire në Kufë (Asimi – Hamzai – Kisaiu) Dr. Ajni SINANI: E drejta e sheriatit Dr. Sadik MEHMETI: Lidhja Shqiptare e Prizrenit – faktor i zhvillimit kulturor dhe arsimor Prof. ass. dr. Musa VILA: Kuptimi i sunetit në prizmin e aspektit qëllimor të sheriatit Rejhan NEZIRI: Rëndësia sociale e fesë sot në Perëndim Muhamed DËRMAKU: E djathta ekstreme dhe radikalizmi islam në Evropë; të përbashkëtat e tyre Prof. dr. Isa MEMISHI: Vështrim Fjalorit arabisht-turqisht të Sami Frashërit Prof. dr. Abdulla HAMITI: Aspekte të ndryshimeve semantike të disa turqizmave Faik MIFTARI: Vakëfet osmane në Prizren gjatë shekullit XVI Prof. dr. Hysen MATOSHI: Alamiadoja shqiptare në përmbajtjet mësimore të Medresesë në Kosovë Mr. Nashid FERATI: Koncepti islam për paqen dhe luftën PHD (c) Rexhep SUMA: Orientalistët dhe shkenca e hadithit Prof. dr. Adem ZEJNULLAHU: Ligjërimi alegorik i personaliteteve fetare në disa krijime popullore Mr. sci. Melihate ZEQIRI: Pikëpamje gjuhësore për përkthimin e Kuranit nga prof. Isa Bajçinca Nuridin AHMETI: Personaliteti i Mehmet Akif Ersojit në Kosovë Dr. Alban DOBRUNA: KALORËSI I MEDIEVISTIKËS SHQIPTARE- PROF. DR. MUHAMET TËRNAVA (1947-2017)