Prishtinë, 31 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës, Xhevat Kryeziun.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në emër të Komunës së Malishevës i uroi Myftiut Tërnava për zgjedhjen në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke shprehur bindjen se Komuna e Malishevës sikurse edhe më parë do të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me Bashkësinë Islame të Kosovës për të mirën e qytetarëve të vendit.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Ragip Begaj për vizitën dhe shprehu gatishmërinë që bashkërisht të punojnë për t’i çuar proceset përpara.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…