Prishtinë, 31 tetor 2018

Me pjesëmarrjen e kryeredaktorit, prof. Sabri Bajgora dhe anëtarëve të tjerë të redaksisë, sot u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Edukata islame”.

Kryeredaktori Sabri Bajgora para anëtarëve të redaksisë foli mbi ecurinë e punës, duke çmuar lart angazhimin dhe kontributin e anëtarëve të kësaj redaksie.

Kjo ishte mbledhja e parë në këtë përbërje.

Ky numër sjell një sërë temash të ndryshme, me interes për lesuesin, si:

Editorial: Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (Me rastin e 140 vjetorit të saj)
Sabri BAJGORA: Muhamed Tahir ibn Ashur dhe tefsiri i tij “Et-Tahriru ve-t-Tenviru”
Hfz. Safet HOXHA: Tre imamët e leximeve mutevatire në Kufë (Asimi – Hamzai – Kisaiu)
Dr. Ajni SINANI: E drejta e sheriatit
Dr. Sadik MEHMETI: Lidhja Shqiptare e Prizrenit – faktor i zhvillimit kulturor dhe arsimor
Prof. ass. dr. Musa VILA: Kuptimi i sunetit në prizmin e aspektit qëllimor të sheriatit
Rejhan NEZIRI: Rëndësia sociale e fesë sot në Perëndim
Muhamed DËRMAKU: E djathta ekstreme dhe radikalizmi islam në Evropë; të përbashkëtat e tyre
Prof. dr. Isa MEMISHI: Vështrim Fjalorit arabisht-turqisht të Sami Frashërit
Prof. dr. Abdulla HAMITI: Aspekte të ndryshimeve semantike të disa turqizmave
Faik MIFTARI: Vakëfet osmane në Prizren gjatë shekullit XVI
Prof. dr. Hysen MATOSHI: Alamiadoja shqiptare në përmbajtjet mësimore të Medresesë në Kosovë
Mr. Nashid FERATI: Koncepti islam për paqen dhe luftën 
PHD (c) Rexhep SUMA: Orientalistët dhe shkenca e hadithit
Prof. dr. Adem ZEJNULLAHU: Ligjërimi alegorik i personaliteteve fetare në disa krijime popullore
Mr. sci. Melihate ZEQIRI: Pikëpamje gjuhësore për përkthimin e Kuranit nga prof. Isa Bajçinca
Nuridin AHMETI: Personaliteti i Mehmet Akif Ersojit në Kosovë
Dr. Alban DOBRUNA: KALORËSI I MEDIEVISTIKËS SHQIPTARE- PROF. DR. MUHAMET TËRNAVA (1947-2017)

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…