U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”

Prishtinë, 26 dhjetor 2019

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen  e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 347-348. 

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, mr. Ramadan Shkodra, mr. Azmir Jusufi, dr. Ejup Haziri, dr. Valon Myrta, dhe mr. Vaxhide Bunjaku.

Në fjalën e hapjes, kryeredaktori Sinani, paraqiti rendin e  ditës dhe bëri një vlerësim të përgjithshëm të  artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi  prurjet cilësore të këtyre dy numrave. Ai po ashtu gjatë fjalës së tij falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani.

Më pas  anëtarët e redaksisë  paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt  e publikuar në revistë, duke nxjerr në pah peshën dhe vlerat që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë, si dhe u bisedua edhe për pamjen vizuale e strukturore që kanë pasur numrat e kaluar. Numri i ardhshëm dhe i fundit i revistës për këtë vit kalendarik pritet që të botohet shumë shpejt.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…