Libraria “Dituria Islame” depërton fuqishëm në tregun e shitjes së librave

Prishtinë, 25 dhjetor 2019

Libraria ‘Dituria Islame”, e cila është hapur më 2 shtator të këtij viti, ofron një gamë të gjerë tituj librash, të cilat kryesisht janë botime të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj dhe jo vetëm. Refik Gërbeshi, përgjegjës i kësaj librarie thotë se deri më tani, edhe pse në fillim, punët kanë ecur mbarë e mirë dhe jemi të kënaqur me shitjen dhe frekuentimin e dashamirësve të librit. Ai më tej thotë se përkrahja dhe  interesimi i kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava është i vazhdueshëm dhe vetë ai vazhdimisht na ofron ide që kjo librari të jetë edhe më afër lexuesve dhe blerësve. Ai shprehet po ashtu se në fondin e kësaj librarie kryesisht kemi tituj librash të botuar nga  shtëpia botuese  “Dituria Islame”, botimet e  Fakultetit të Studimeve Islame, Medreseja “Alauddin”në Prishtinë etj., por nuk ka munguar as bashkëpunimi me  shtëpitë  botuese  të librit edhe jashtë Kosovës.

 Deri tani kemi vendosur ura komunikimi edhe me shtëpitë e tjera botuese dhe do të pasurohet edhe më kjo librari me tituj të ndryshëm librash. “Tash kemi më shumë se  130 tituj librash, revistat “Dituria islame”, “Edukata islame”, 20 tituj librash janë nga FSI-ja, mbi 20 sosh nga Medreseja, pra me një fjalë kemi mbi 200 tituj nga lëmi i akaidit (besimit), libra mbi tefsirin (komentimin) e Kuranit, hadith, fikh, histori islame, Da’ve, libra mbi historinë e përgjithshme, libra për fëmijë,  libra me tregime e poezi  të ndryshme etj.”,-tha Gërbeshi

Ai më tutje nënvizoi “Jemi duke punuar intensivisht që të kemi në shitje mbi një mijë tituj librash, tanimë ofrojmë edhe shitjen online për të interesuarit dhe kemi shumë kërkesa nëpërmjet këtij shërbimi.”

Duke folur për planet e së ardhmes, Gërbeshi thotë se në mesin e shumë çështjeve do të jetë edhe projekti “Debat mbi librin”, ku do të ketë të ftuar autorë apo përkthyes të librave, me një audiencë prej studentëve dhe dashamirëve të librit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim Ipeshkvin e Kishës Katolike, Dodë Gjergjin

Prishtinë, 25 shtator 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…