Prishtinë, 20 dhjetor 2018
Sot, më 20.12.2018, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Mbledhjen e hapi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili iu uroi mirëseardhje anëtarëve të Kryesisë dhe luti Zotin që t’ju japë shëndet dhe punë të begatshme.
Në rend të ditës së kësaj mbledhje është leximi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit të Kryesisë së BIRK-ut për vitin 2019, shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxheteve të Këshillave të BI-së për vitin 2019, si dhe lëndë të tjera.