Prishtinë, 21 dhjetor 2018

Në Stamboll të Turqisë, sot filloi punimet Këshilli i Lartë për Fetva pranë organizatës së Këshillit Islamik të Euro-Azisë. Në këtë forum nga Kosova po merr pjesë këshilltari i Myftiut të Kosovës z. Vedat Sahiti.

Në hapje të punimeve të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare në Republikën e Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i cili shprehu mirënjohje të lartë për përfaqësuesit e shteteve anëtare të këshillit të Euro-Azisë, si dhe për kontributin e tyre në avancimin e studimeve të çështjeve fetare në kohët moderne dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura nën dritën e burimeve të pastra të së drejtës islame.

Ky takim do të trajtoj tema me interes të veçantë për besimtarët myslimanë të shteteve të organizatës së Euro-Azisë, siç është fusha e metodologjisë së nxjerrjes së fetvave nga institucionet bartëse të çështjeve islame si dhe trajtimi i disa çështjeve konkrete nga fusha socio-ekonomike në kohët moderne.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…