Sot, me datë 25.07.2018, u mbajt mbledhja e drejtorisë së Haxhit me grupet e udhëheqësve të haxhive të Kosovës.
Mbledhjen e kryesoi drejtori i drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Vedat Sahiti. Në këtë mbledhje u diskutua për koordinimin dhe bashkërendimin e detyrave, obligimeve dhe përgjegjësive të haxhit.
Po ashtu u diskutua edhe për trajnimin e haxhive rreth rregullave të haxhit, i cili do të mbahet gjatë javës në vijim, si dhe për duanë e haxhive që bëhet tradicionalisht para nisjes.