Prishtinë, 25 korrik 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu NaimTërnava, sot priti në takim kordinatoren e agjencive të UN-së në Kosovë z. Ulrika Richardson, e cila është dhe perfaqësuese rezidente e UNDP-së.

Filimisht Myftiu e falënderoi për vizitën e saj ne selinë e Bashkësisë Islame dhe për bashkëpunimin gjatë viteve të fundit në fushën e trashëgimisë kulturore për renovimin dhe restaurimin e disa objekte fetare, si në Kamenicë, Lipjan, Ferizaj etj, dhe i shprehu besimin se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Nga ana e saj, znj.Richardson falëndeori Myftiun për pritjen dhe për kontributin e tij personal dhe institucional për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe në veçanti për kontributin e Bashkësisë Islame për ruajtjen e kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës mes komunitevete të ndryshme etnike dhe atyre fetare ne vend.

Ulrika Richardson gjithashtu e njohu Myftiun me fillimin e fazës së dytë të projektit që ka për qëllim restaurimin e trashëgimisë që çon në ngritjen e mirëbesimit mes komuniteteve.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…