Prishtinë,  më 22 maj 2023  

Sot, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, përfaqësuesit të  Qendrës së  Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Raed Ahmed Alwehaibi, si dhe ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Hefzi, në Prishtinë, u inaugurua programi për shpërndarjen e hurmave në Kosovë i Qendrës së Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Myftiu Tërnava falënderoi Raed Ahmed Alwehaibi për pjesëmarrjen e tij në këtë inaugurim, e me këtë rast shprehu falënderime edhe për shtetin e Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës.  

Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimi i mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite. Myftiu Tërnava po ashtu theksoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë edhe ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Hefzi. Bashkësia Islame e Kosovës është mirënjohëse për ata se çfarë ka bërë, por edhe në atë se çfarë është duke bërë si në ndihma humanitare, ashtu edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kosova është vend i bereqetshëm, mik i dashur dhe vendi me më së shumti myslimanë në Evropë. Arabia Saudite është një ndër shtetet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka raporte shumë të mira me Ministrinë e Çështjeve Fetare si dhe me Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë” – tha Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, ambasadori Feisal Hevzi, tha se sot janë në Kosovë për të inauguruar projektin e radhës për shpërndarjen e 25 ton hurmave. “Kosova është një vend mik i Arabisë Saudite dhe kjo dëshmon edhe për nivelin e raporteve të mira që kemi ndërmjet vete. Ne këtë program e kemi zhvilluar dhe po e zhvillojmë në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Kosovën, për çka ne jemi tejet të lumtur” – tha ambasadori Hevzi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …