Prishtinë, më 18 maj 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion nga mërgata shqiptare në Amerikë, i cili përbëhej nga Shuajb ef. Gërguri, imam i Qendrës Islame Shqiptare në Michigan, Burhanudin ef. Fili, aktivist shumëvjeçar, si dhe Elez Osmani.

Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë për mirëqenien e besimtarëve myslimanë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tejë të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi, si dhe çmoi lart angazhimin dhe punën e deritanishme të Qendrës Islame Shqiptare në Michigan.

Edhe mysafirët e falënderuan Myftiun për mikpritjen si dhe çmuan punën dhe e tij dhe të institucionit që ai drejton për bashkëpunimin dhe për ndihmën e ofruar nga Bashkësia Islame e Kosovës sa herë që është kërkuar një gjë e tillë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…