Prishtinë, 20 prill 2018

Nën në patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiut Naim ef. Tërnava, Medreseja e Mesme Alauddin organizon garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit. Në amfiteatrin e Medresesë Alauddin në Prishtinë, sot u bë hapja zyrtare e këtyre garave, ku në hapjen solemne mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, kryetar të Këshillave të BI-së, përfaqësues të Dijanetit nga Turqia, Arabia Saudite, Maqedonia, Shqipëria, Sanxhaku, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe shumë mysafir tjerë.Këto janë garat e para që po mbahen në nivel të këtillë dhe në të po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedoni, Mali i Zi, Kroaci, Bullgari dhe Sanxhak. Në hapje të saj myftiu Tërnava tha se Kam kënaqësinë, nderin e respektin e veçantë që, sonte në këtë amfiteatër të bukur të Medresesë “Alaudin”, me rastin e mbajtjes së garave të para të Kuranit në nivel ballkanik, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe në emrin tim t’ju dëshiroj mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në këtë objekt, i cili pavarësisht furtunave që e goditën gjatë shekullit që shkoi dha kontribut shumë të madh në kultivimin e ndjenjës së leximit dhe mësimit përmendësh të Kuranit, fjalës së Allahut xh.sh., e mbajti gjallë atë edhe atëherë kur ishte shumë vështirë të mbahej gjatë sistemit të dhunshëm komunisto – ateist. Kjo Medrese me personelin e saj dhe ky amfiteatër dhanë shumë për lirinë e vendit tonë dhe bërjen e shtetit. Ai duke i uruar pjesëmarrësit në këtë garë tha se “Tradita e mësimit dhe leximit të drejtë e të saktë të Kuranit ka ekzistuar te ne në mënyrë të organizuar e institucionale dhe ajo ka vazhduar dhe vazhdon deri më sot dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këtë e garanton, përveç të tjerash, edhe respekti që lexuesve të mirë të Kuranit u ka dhënë shoqëria jonë, ata kanë një vend të merituar në shoqëri”, tha myftiu Tërnava, duke shtuar se prandaj, të dashur nxënës dhe ju pjesëmarrës të garave, me shumë bindje ju them se ju si edhe moshatarët tuaj anekënd botës, jeni garantues të vazhdimësisë së leximit të Fjalës së Allahut xh.sh. Ju jeni të privilegjuar nga moshatarët tuaj, sepse krahas mësimeve të shkencave të tjera, ju qysh në rininë tuaj të hershme absorboni në zemrat dhe shpirtrat tuaj nektarin e pastër të marrë nga leximi e mësimi përmendësh i Kuranit, dhe me këtë jetoni e garoni kudo ku gjendeni.

Drejtori i Medresesë Alauddin mr. Jakup ef.Çunaku në fjalën e tij duke iu dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se duke u mbështetur në porosinë kuranore “bashkëpunoni nëpunë të mira dhe të mbara..” , edhe ky organizim i sivjetmë, që llogaritet i pari i këtij lloji – niveli në historinë e medresesë Alauddin, është në vazhdën e bashkëpunimit të mirë e të ndërsjellë ndërmjet medreseve të mesme të Ballkanit. Padyshim se përgjigjja pozitive e medreseve nga vendet si: Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Sanxhaku, e ka bërë edhe më madhështore këtë garë. Unë këtë takim tonin, mes mësimdhënësve, njohjes mes nxënësve nga medresetë e ndryshme, e konsideroj si ngjarje të suksesshme, dhe pa dyshim vepër të mirë të regjistruar te Zoti i Gjithë mëshirshëm. Dua t’ju siguroj se do të punohet edhe më shumë që kjo ngjarje të jetë tradicionale dhe të organizohet edhe në vitet në vazhdim”, tha drejtori Çunaku. Këto gara i përshëndetën edhe përfaqësuesit e Arabisë Saudite,Turqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Sanxhakut. Këtë mbrëmje e mbylli me një lexim të bukur të disa ilahive imami nga Gjermania, Xhelal ef. Kaloshi.

[srizonfbalbum id=3]

Në kategorinë me tre xhuza do të marrin pjesë shtatë nxënës, me pesë xhuza dhjetë nxënës, në kategorinë leximi i bukur i Kuranit marrin pjesë 12 nxënës dhe xhuzin e 30-të , 15 nxënës .

Garata do t’i vlerësoj komisioni vlerësues i garave në këtë përbërje; hfz Safet Hoxha (Kosovë), hfz Osman Egin (Turqi), Abdullah Al Muhib (Arabi Saudite), hfz Shafi Osmani (Maqedoni) dhe hfz.Irfan Maliç (Novi Pazar).

Garat do të zhvillohet gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…