Më 30. 05. 2015, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut për herë të dytë organizoi turnir në futboll, turnir ky që përfshiu gati gjithë strukturat dhe Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në këtë turnir morën pjesë 21 ekipe. 1. KBI-Viti, 2. KBI-Prizren, 3. KBI-Suharekë, 4. KBI-Preshevë, 5.KBI-Prishtinë, 6. KBI-Fushë Kosovë, 7. KBI-Ferizaj, 8.KBI-Dragash, 9. KBI-Klinë, 10. KBI-Istog, 11. Drenas, 12.KBI-Pejë, 13. KBI Lipjan, 14. KBI-Podujevë,15. KBI-Kaçanik, 16. KBI-Kamenicë, 17. KBI-Vushtrri, 18. KBI-Gjakovë, 19. Fakulteti i Studimeve Islame, 20. Medreseja e Mesme Alauddin, dhe 21. Kryesia e Bashkësisë Islame. Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore, vendi i parë i takoi KBI-së së Prizrenit, ndërsa vendi i dytë KBI-së së Prishtinës, dhe
vendi i tretë KBI-së së Dragashit. Golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Muhamed Mavraj nga KBI-ja e Pejës.
Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tre vendet e para, si dhe për golashënuesin më të mirë.
Shpërblimet ishin si në vijim: Golashënuesi më i mirë: Top të Futbollit; Vendi i tretë: Medalje të bronzta dhe 100 euro; Vendi i dytë: Medalje të argjendta dhe 150 euro, dhe; Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turnirit dhe 200 euro.
Turniri filloi në ora 09:00, dhe u mbajt në fushën e sportit të Medresesë së mesme Alauddin në Prishtinë. Ndeshjet i referoi Njazi Ukshini-profesor i Edukatës fizike.{gallery}turnir2015{/gallery}