Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë, Vedat Sahiti, më 9 e 10 qershor qëndruan në vizitë dyditore në Ankara me ftesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë.

{jathumbnail}Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës u prit me nderime të larta dhe u nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për restaurimin e tri objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.
Projekti i Medresesë së vogël në Gjakovë, pastaj projekti i Bibliotekës së Xhamisë së Hadum Agës, po në Gjakovë, të shkatërruara gjatë luftës së fundit 1998-99 dhe projekti i restaurimit të Xhamisë së Marzhiçit në Trepcë (Mitrovicë) e shkatërruar gjatë luftërave Osmane-Austrohungareze në fund të shekullit XVII.
Myftiu Tërnava falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve për kontributin e dhënë në restaurimin e këtyre monumenteve të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë islame në Kosovë. “Ne me këto restaurime të objekteve të trashëgimisë sonë po ua lëmë edhe brezave që vijnë kulturën e trashëgiminë e të parëve tanë.” -tha Myftiu Tërnava.
Gjatë vizitës në Ankara Myftiu vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës, ku u prit nga ambasadori, Avni Spahiu dhe konsulli, Ali Kamberi.
Myftiu e njohu ambasadorin për punën që po bënë BIK në përgjithësi, si dhe me marrëveshjen që u nënshkrua për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…