Me 28 mars 2015 Departamenti i Gruas i BIRK-së në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë organizuan një tribunë për femra në xhaminë qendrore “Isa Beg”.

Takimi u hap me këndim nga Kurani dhe me ilahi dhe monolog të interpretuara nga disa nxënëse të xhamisë së “Bajrit” në Mitrovicë.

Ky takim i radhës iu kushtua gruas me temën: “Gruaja muslimane, model për shoqërinë”, të cilën e shtjelloj teologe Mr. Vaxhide Podvorica-Bunjaku.

 

Ajo gjatë kësaj ligjërate bëri një lloj krahasimi mes punës, vëmendjes dhe përqendrimit të grave të kohës së mëhershme me atë të kohës së sotme.

 Se si të jetë ajo vajzë e mirë, bashkëshorte e mirë, nënë e mirë, të rrjedh nga ajo familje dhe shoqëri e mirë ishin mesazhet e saj drejtuar të pranishmëve.

     

 

 

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…