Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Kryesia e BI-së në bashkëpunim me Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës e duke e vazhduar traditën shumëvjeçare të prerjes së kurbaneve, në mbledhjen e mbajtur më 17. 08. 2015 vendosi të shpallë:

 

TENDER

 

PËR BLERJEN E KAFSHËVE TË TRASHA PËR KURBANE

 

 

 

1.     Ofertuesit duhet të shënojnë në ofertë shumën që kërkojnë për frymë kafshe në bazë të peshës së kafshës së dedikuar për kurban.

 

2.     Asnjë kafshë nuk mund të ketë më pak se 400 kg. matje të gjallë, lopa nuk guxon të jetë bartëse, e nëse është dem nuk mund të jetë më i ri se dy vjeçar.

 

3.     Të gjitha kafshët e dedikuara për kurbane detyrimisht duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për kurban sipas sheriatit.

 

4.     Kafshët e trasha duhet t’i ofrohen komisionit për kurbane të Kryesisë së BI-së nga data 15.09 e deri më 23. 09. 2015.

 

5.     Oferta me shkrim dorëzohet në Kryesinë e BI-së të Republikës së Kosovës, më së largu deri më 25. 08. 2015.

 

6.     Kryesia e Bashkësisë Islame do ti njoftojë me shkrim vetëm atë/ata ofertues/ë të cilin e zgjedh për të nënshkruar kontratën për blerje.

 

 Komisioni për prerjen e kurbaneve

Shiko dokumentin zyrtar

 

 

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…