Prishtinë, 18 qershor 2012
Me rastin e vdekjes së princit të kurorës së Mbretërisë saudite, Najif bin Abdul Aziz, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i ka dërguar sot telegramngushëllimi Mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdul Aziz al- Saud, Familjes Mbretërore dhe Popullit saudit.
Në telegramin e Myftiu Tërnava thuhet:

 

Lartmadhëria juaj, me keqardhje morëm lajmin për vdekjen e trashëgimtarit  të fronit, Princit Najif bin Abdul Aziz – Allahu e mëshiroftë. Në emër timin dhe në emër të popullit të Kosovës me lejoni tu shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve, Familjes Mbretërore dhe popullit saudit.
Lusim Allahun fuqiplote t’u jep durim dhe tu dhuron shëndet dhe force, dhe lusim Allahun fuqiplote të mëshiron merhumin me mëshirën e Tij dhe ta bëjë nga banuesit e xhenetit.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi“.

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…