Prishtinë, 7 prill 2012

Nga: Myftiu, Naim Tërnava

Për: Ipeshkvit Zotëri, Dodë Gjergji

TELEGRAMURIMI

I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, sot me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të besimtarëve të besimit mysliman t’ju përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit. Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenë në funksion të fisnikrimit të popullit tonë dhe gjithë popujve anë e mban globit.

I nderuari ipeshkv Gjergji! Festat tona, janë rast i mirë për të kujtuar e shprehur respektin ndaj Krijuesit të përbashkët.

Përmes jush, zotin Ipeshk shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të krishterë, që veprojnë në Kosovë.

Duke ju uruar juve dhe gjithë besimtarët, ju dëshiroj suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri në jetë.

Me nderime e respekt,

Myftiu i Kosovës

Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…