Prishtinë, 12 janar 2012

Myftiu me Princin LekaNë mbrëmjen 12.01.2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u prit nga Princi Leka I, e të cilit myftiu edhe njëherë i shprehu ngushëllimet për vdekjen e Mbretit Leka i cili vdiq kohë më parë.

Po ashtu, Myftiu vlerësoi lart punën, angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë familja mbretërore për mirëqenien e përgjithshme të kombit shqiptar, rënien e pushtetit komunisto-ateist, që ishte pengesë e vazhdueshme e zhvillimit dhe integrimit të kombit shqiptarë.

Duke u shprehur se kalimi I Mbretit Leka Zogut në botën tjetër është një humbje e madhe jo vetëm për familjen mbretërore, por edhe kombin mbarë.
Princi Leka I, falënderoi delegacionin e Bashkësisë Islame për këtë vizitë shumë përmbajtësore dhe domethënëse edhe për vetë familjën mbretërore, me mundësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm, për një të ardhme sa më të mirë të kombit shqiptar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku

Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…