Prishtinë 12 janar 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, është pritur sot në një takim nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, memli Krasniqi, me të cilin ka biseduar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës në përgjithësi dhe asaj islame, në veçanti.

Ministri Krasniqi ka njoftuar myftiun Tërnava me disa të arritura që janë shënuar në këtë drejtim. Përveç tjerash ai ka përmendur edhe nxjerrjen e listës së monumenteve të trashëgimisë kulturore që hyjnë nën mbrojtje të përkohshme nga shteti, e në të cilën janë të përfshira edhe shumë monumente me karakter islam nga anekënd Kosova. Ai tha se kjo listë është e përkohshme dhe se shumë shpejtë, me një bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë në Kosovë do të hartohet Lista e monumenteve nën mbrojtje të përhershme, dhe e cila do të hartohet më një kujdes të veçantë.

Ministri Krasniqi po ashtu shtoi se trashëgimia kulturore është një prioritet i tij për këtë mandat dhe në këtë kuadër do të ketë investim në funksion të restaurimit dhe ruajtjes së të gjitha monumenteve të vjetra në Kosovë. Ministri Krasniqi më tutje shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, e po ashtu edhe më të gjitha komunitetet e tjera fetare në Kosovë. Trashëgimia kulturore dhe fetare, tha ministri, duhet të shërbejë si një pikë afrimi mes njerëzve në Kosovë dhe jo ndarjeje siç ka ndodhur në të kaluarën. Ai shtoi me tutje se Kosova mburret me diversitetin e vet kulturor dhe tolerancën fetare, dhe atë synon që ta promovojë sa më shumë si një vlerë shumë të çmueshme.

Ndërsa, myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava falënderoi ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e treguar deri më tash, duke shprehur kështu nevojën që ky bashkëpunim të rritet. Myftiu po ashtu e njoftoi ministrin Krasniqi me gjendjen në disa xhami të Kosovës, dhe shprehi shqetësimin e tij për disa ndërtime ilegale private dhe publike që po bëhen afër xhamive.

Ministri Krasniqi dhe myftiu Tërnava shfaqën përkushtimin për të punuar bashkërisht që kjo gjendje të rregullohet dhe të veprohet gjithnjë sipas ligjit. Ata po ashtu u pajtuan që në të ardhmen e afërt të ketë marrëveshje për bashkëpunim konkret në funksion të përmirësimit të gjendjes së monumenteve fetare, pa dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…