E shtunë, 20 prill 2013

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Xhamisë së Madhe në Tiranë, të organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, e cila tuboi kryeministrin e Shqipërisë dhe kryebashkiakun e Tiranës, zyrtarë ndërkombëtar e vendor, të pranishëm ishin  edhe krerët fetar të Bashkësive Islame të vendeve fqinje.
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës u përfaqësua nga zv. Myftiu, Dr. Fahrush Rexhepi, i cili padyshim nuk fshehu gëzimin dhe entuziazmin e tij, duke i uruar Kreut të Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muçës, për fillimin e ndërtimit të këtij objekti madhështor – xhamisë.

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal, ua përcjell urimet dhe përgëzimet më të përzemërta, me rastin e hedhjes së gurthemelit të Xhamisë së Madhe në Tiranë. Në këtë ditë të madhe po realizohet edhe ëndërra jonë e kahmotshme, e lënë përgjysmë. Para pak muajsh e vendosëm gurthemelin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, por besimtari nuk konsiderohet besimdrejtë, përderisa nuk dëshiron për vëllaun e tij atë që dëshiron për vetveten. Sot, me lejen e Allahut, po e fillojmë xhaminë këtej kufirit, në Tiranën e bukur. Dhashtë Zoti, që këto dy faltore,  të përfundojnë së ndërtuari krahas njëra tjetrës sa më shpejtë të jetë e mundur, ashtu që besimtarëve mysliman, që aq shumë vite iu deshën të faleshin në rrugë, në borë e në shi, në pluhur e në baltë, më në fund t’i drejtohen edhe ata Allahut duke qenë shpirtërisht të qetë, e të akomoduar fizikisht”, u shpreh Zv. Myftiu para Kryetarit të KMSH, Muça.
Kryetari i KMSH, z. Muça, shprehu konsideratën e tij për pjesmarrjen e Zv. Myftiut të BIK, Dr. Fahrush Rexhepit me bashkëpunëtorë në këtë eveniment.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…