Prishtinë, 19 prill 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga Drejtori për veprimtari botuese pranë Kryesisë së BIK- ut, Ahmet Sadriu dhe ndihmës shef kabineti, Mr. Besim Mehmeti me ftesë nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame të Kuvajtit po qëndron për vizitë zyrtare në Kuvajt.

Në ditën e parë Myftiu Tërnava vizitoi Ministrinë e Vakëfeve, ku u prit në dy takime të ndara nga dy zëvendësministra.
Në takimin e parë Myftiu u prit nga zëvendësministri për çështje të fetvasë në shtetit e Kuvajtit Dr. Isa Al abdeli, të cilin myftiu e falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe edhe kësaj radhe e falënderoi qeverinë e Kuvajtit për njohjen dhe për përkrahjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtare. Myftiu, gjithashtu, falënderoi edhe për ndihmat e ndryshme të cilat i ka ofruar Kuvajti popullit të Kosovës në fusha të ndryshme.
Ndërsa, nikoqiri e njohu Myftiun Tërnava me mënyrën dhe organizimin shtetëror të Fetvasë në Kuvajt. Poashtu, në takim u diskutuan edhe çështje në të cilat mund të bashkëpunojnë këto dy institucione.
Në takimin e dytë Myftiu u prit nga zëvendësministri për çështje të Haxhit dhe marrëdhënie me jashtë në Ministrinë e Vakëfeve, dr. Mutlak Al Karavi, me të cilin u diskutuan çështje të organizimit të jetës fetare në Kosove, si dhe mënyra e organizmit të Haxhit dhe nevoja për shkëmbim përvojash.
Në ditën e dytë të vizitës, Myftiu Tërnava u prit nga Këshilltari i Emirit të Kuvajtit, Dr. Abdullah Al Matuk, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Agjencisë Ndërkombëtar i Ndihmave të shtetit të Kuvajtit (IICO). Në takim Myftiu Tërnava shprehu konsideratat e larta për shkëlqesinë e tij Emirin e Kuvajtit, dhe falënderoi për njohjen e Kosovës nga qeveria e Kuvajtit. Ai, gjithashtu, falënderoi për ndihmat e ofruara Kosovës në organizmat ndërkombëtare, duke theksuar rendësinë dhe nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme. Myftiu, poashtu, ftoi këshilltarin e Emirit për ta vizituar Kosovën, si dhe ftoi qeverinë e Kuvajtit dhe biznesmenët Kuvajtian të investojnë në Kosovë. Nga ana e tij, dr. Al Mutlak falënderoi Myftiun për vizitën si dhe shprehu konsideratat e larta për kontributin e Bashkësisë Islame në shtetndërtimin e Kosovës dhe rolin e saj në informimin e Botës Arabe dhe Islame për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar se Qeveria dhe populli i Kuvajtit janë përkrahës të Kosovës.
 Ai, ndërkaq, premtoi përkrahje dhe bashkëpunim më të madh  me Bashkësinë Islame, e në veçanti në realizimin e disa projekteve vakufore. Dr. Al Mutlak premtoi se së shpejti do ta viziton Kosovën.
Gjatë ditës së dytë Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt, ku u prit nga ambasadori Kujtim Morina.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…