Miratimi i ligjeve për FSK-në që e shndërroi atë edhe praktikisht në ushtri, për Kosovën e popullin e saj paraqet një ndër momentet më të rëndësishme në historinë tonë më të re. Me themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përveçqë realizohet një ndër idealet e dëshmorëve tanë, vihet në vend një e drejtë e mohuar deri tash për shtetin dhe popullin tonë. Po ashtu, me themelimin e Ushtrisë, forcohet identiteti ynë shtetëror, si dhe mbrohet e avancohen sovraniteti e integriteti i vendit.
FSK-ja me misionin që ka marrë nga Kuvendi i Kosovë, si dhe me mbështetjen e marrë nga aleatët tanë strategjikë, përveçqë do të jetë garantuese dhe mbrojtëse e sovranitetin dhe integritetit të vendit, gjithsesi do jetë një faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë. Po ashtu Ushtria e Kosovës do jetë edhe partnere e aleate e NATO-s për ruajtën dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Në këtë ditë të veçantë për Kosovën, edhe një herë përkujtojmë dëshmorët e vendit, urojmë e përgëzojmë popullin e institucionet e Kosovën, urojmë ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e parë të Ushtrisë së Kosovës, si dhe falënderojmë sinqerisht aleatët tanë që mbështetën e përkrahën themelimin e ushtrisë së vendit tonë.
Zoti e bekoftë Ushtrinë tonë, Zoti e ruajttë vendin tonë!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…