Prishtinë, 14 dhjetor 2018

Me ftesë të Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, këshilltari i Myftiut të Kosovës Vedat Sahiti mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga kjo zyrë, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Liritë Fetare, e cila u mbajt në Colonge të Francës. Kjo punëtori u mbajt me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe ka për qëllim gjetjen e mekanizmave ligjorë, forcimin e rolit të bashkësive fetare dhe liderëve fetarë në implementimin,promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç është e drejta e besimit, të drejtat e pakicave etj.

Në këtë punëtori morën pjesë ekspert të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, më 14 shkurt 2025 Me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës…