Telegram ngushëllimi dërguar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash

Me rastin e fatkeqësisë së ortekut në Bahcesaraj të Turqisë dhe aksidentit të ndodhur në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryetarit të Dijanetit të Turqisë prof. dr. Ali Erbash në të cilin shkruan:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas fatkeqësisë së ortekut në Bahcesaraj të Turqisë dhe aksidentit të ndodhur në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, ku humbën jetë disa persona.

Ndaj, pranoni ngushëllimet tona vëllazërore dhe lusim Zotin xh.sh që t’i mëshirojë viktimat që humbën jetën në këto aksidente, të plagosurit t’i shërojë sa më shpejt, dhe familjeve të të vdekurve Zoti t’u falë durim!

Myftiu i Kosovës: Naim ef.Tërnava

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim z. Halil Kastrati

Prishtinë, më 22 mars 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…