Zagreb, 5 shkurt 2020

Në konferencën  ndërkombëtare ndërfetare e  cila po zhvillon punimet në Zagreb kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfiu Naim ef. Tërnava u paraqit në sesionin e katërt me kumtesën e tij.Sesionin e katërt e udhëheqi  dr. Mustafa Ceriq ish Myftiu i Bosnnjës ku pjesëmarrës në këtë  sesion ishin :Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava , Myftiu i Bullgarisë Dr. Mustafa Haxhi, Dr. Ibrahim Nexhmi këshilltar i Myftiut të Egjiptit, Dr. Hasan Musa zv. Myfti i Suedise, dhe dr. Ba Humam nga Britania e Madhe.
Gjatë  fjalimit të  tij Myftiu Tërnava foli dhe theksoi vlerën e madhe që posedon kombi shqiptar në  përgjithësi, dhe shoqëria kosovare si shembull i harmonisë dhe tolerancës ndërfetare mes konfesioneve të ndryshme.
Në vijim fjalimi i plotë i Myftiut në Konferencë.

TE NDERUAR TE PRANISHËM

S’ka dyshim se Allahu krijoji njeriun dhe atë e bëri mëkëmbës mbi sipërfaqen e tokës, nga mirësia e Tij nuk e la që ai të sillet në këtë botë si një krijesë e cila nuk di qëllimin final tëkrijimit të sajë. Zoti i dërgoi bashkësisë njerëzore Pejgamberëdhe shpallje për t’i treguar rrugën të cilën duhet ndjekur si nëbesim ashtu edhe në jetën e përditshme.

Njeriu i krijuar si krijesë më e përsosur e pajisur me cilësi , virtyte e moral të lartë për dallim nga krijesat e tjera në tokëme të drejt i takojnë edhe përgjegjësi të shumta e të natyrave të ndryshme.

Ndaj me të drejtë Zoti kërkoi prej njeriut që ai të respektohet dhe të respektojë të tjerët , duke ia respektuar tjetrit besimin, ngjyrën, racën, gjuhën, vendin, kulturën, civilizimin, adetet e zakonet, që posedon shoqëritë njerëzore dhe kombe të shumta në botë.

E themi këtë gjithherë duke u mbështetur në fjalën e Zotit ; O ju njerëz Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe njëfemre, ju kemi ber popuj e fise që të njiheni mes vete ngase me i ndershmi me fisniku tek Allahu është ai që ka frikën ndaj Tij.

Bazuar në këtë që u tha me lartë dhe duke e parë gjendjen e përgjithshme jo të mirë e cila po mbretëron në botë, mes shteteve, politikave të tyre qofshin të brendshme apo tëjashtme, ekonomiko-sociale, kulturore, apo të natyrave të tjera mes kombeve te shumta.

Gjendje kjo e cila ka shtyrë shoqëri të shumta nëpër shtete tëndryshme të botës që të vjen deri tek përleshja e civilizimeve , kulturave, mos respekti i besimeve mes vete , ka bërë që ne mesin e shumë popujve të ketë urrejtje, zili, mos durim, ekstremizëm , radikalizëm, dhunë, terror, vrasje, e krime tëshumta. 

Kjo gjendje e krijuar e mos durimit me njëri-tjetrin në mes popujve qofshin edhe te një besimi me këtë rast atij myslimanë, qoj deri te shkatërrimi i monumenteve të besimit, kulturës, civilizimit, ku u shkatërruan edhe shumë xhami , kisha, sinagoga, shkolla e te tjerë, por ndodhen edhe shumëvëllavrasje dhe gjakderdhje të pakuptimta.

Kjo gjendje e krijuar vuri në lëvizje shumë mekanizma ndërkombëtarë qofshin ata politik apo fetarë në ndalje tëdhunës e krimit, në ndaljen e gjakderdhjes , qetësimin e situatës në rajonet e luftës.

Lidhja botërore Islame me seli në Mekë , si asnjëherë më parëvuri në lëvizje ter mekanizmin e saj duke thirrur me një zë nëkrye me sekretarin e përgjithshëm të sajë shumë të respektuar dr. Muhamed Isa, që mes njerëzve, shoqërive, popujve, te rikthehet paqja, lumturia, harmonia, respekti nder fetarë duke u larguar nga çdo lloj ekstremizmi radikalizmi, i cili nëse nuk kontrollohet qon në terrorizëm.

Nisur nga kjo mundë të themi se gati sekretari i përgjithshëm nuk la vende pa vizituar ne botë për përhapjen e  këtij mesazhi të paqes e të natyrës njerëzore  për një vëllazërim të shoqërive pa dallim, këtu është edhe madhështia e mbajtjes sëkonferencës edhe në Mekë të datës 27-29-2019. Ku morënpjesë me së 1200 dijetarë e studiues, nga bota mbarë.

Në këtë konferencë u nxor edhe  Karta e Mekës” bazuar nëkonditat dhe përmbajtjen e “ Kartës së Medinës” e cila u nënshkrua mes Pejgamberit tonë Muhamedit a.s. dhe pjesëtarëve të kombeve e besimeve të ndryshme, ku edhe sot është model për konfirmimin dhe vërtetimin e vlerave tëbashkëjetesës dhe vendosjen e paqes mes bashkësisë njerëzore pa dallim.

Kështu veproi Muhamedi a.s, e kështu na porosit të veprojmëedhe ne, ngase njerëzit pavarësisht çfarë besimi kanë dhe vendin ku jetojnë apo ngjyrën që posedojnë kanë një origjinëtë përbashkët dhe të gjithë janë të barabartë.

Karta e Mekës duhet të na shërbej si busull orientimi nështjellimin dhe shpjegimin e fesë , larg çdo indoktrinimi , ekstremizmi , apo radikalizmi, ngase Islami është fe e paqes e humanitetit e afërsisë respektit mes njerëzve. 

Assesi nuk është e drejtë të gjykohet Islami si fe ekstremiste, ashtu siç janë duke tentuar ti japin ngjyrë disa nga tëpadijshmit dhe Islamofobet. 

Nuk mund dhe nuk është e drejtë të gjykohet shoqëria Islame, myslimanet në përgjegjësi  bazuar në disa vepra kriminale e terroriste te individëve apo grupeve e klaneve  për interesa tëngushta të tyre qofshin ato individuale apo grupore duke u thirrur në emër të fesë. Siç kemi organizatën terroriste   Isis e shume grupe të tjera terroriste radikale nëpër shtete tëndryshme të cilat asgjë nuk kanë të përbashkët me atë qëposedon Islami.

Konferencat e shumta që po mbahen nëpër botë me qëllimin e  edukimit të mirëfilltë fetarë Islam  dhe rrënjosjes sëvëllazërisë njerëzore mes njerëzve kam bindjen e thellë se do të japin rezultatet e pritura .

Duhet ta  kemi dijen dhe guximin e të ballafaqohemi me gjendjen e krijuar në veçanti në mesin e disa shteteve dhe shoqërisë Islame në ndërprerjen e konflikteve, luftërave dhe vëllavrasjeve  mes vete.

Nisur nga kjo gjendje e krijuar duhet te jetësojmë porosit e “Kartës se Mekes ” ne vetën tonë, në familje ,kopshte fëmijësh, çerdhe fëmijësh, shkolla fillore te mesme, fakultete,katedra shkencore, xhamia ,kisha ,sinagoga, nëse dëshirojmëqë gjendja e përgjithshme të ndryshojë për të mirë.

Lidhja botërore Islame është duke e bërë të pamundshmen qëporosit dhe deklaratat e këtyre konferencave të jetësohen tekmasa e gjerë botërore.

Të nderuar të pranishëm ndoshta do të ju duket e çuditshmepor një pasuri dhe virtyt e vlerë që posedon kombi im shqiptarë është për tu respektuar nga të gjithë, ne si shqiptarëme historinë tonë mijëvjeçare asnjëherë nuk ka ndodhur që tëkemi ndonjë ekses, konflikt apo mos marrëveshje fetare mes nesh, edhe pse posedojmë kryesisht tri fe atë Islame, Krishtere , Ortodokse.

Ndajë kombi shqiptarë brenda trojeve ku ai jeton edhe pse i ndarë pa drejtësisht mundë të merret model që duhet ndjekur edhe shumë shtete te botës.

Bashkëjetesa dhe respekti ndër fetarë është begatia më e madhe që posedon kombi im  por edhe Kosova ime.

I nderuari sekretarë i përgjithshëm i lidhjes botërore Islame Dr. Muhamed Isa, të nderuar të pranishëm.

Faleminderit edhe për këtë konferencë , faleminderit për kontributin që po jep lidhja Botërore Islame, në ngritjen e zërit të arsyes dhe largimin nga të gjitha ideologjitë të cilat shkojnë në dëm të shoqërive e besimeve dhe janë nëkundërshtim direkt me porosit Kuranore dhe porosit e Muhamedit a.s., dhe me natyrën e të qenurit njeri.

Lidhja botërore Islame kohëve te fundit është prijatare në këtëfushë   dhe po shpalosë frymën dhe fytyrën e vërtetë tëIslamit 

Faleminderit shtetit të Kroacisë i cili është një prej shteteve tërralla ne Evropë, ku vërtetë respektohen besimet pa dallim.

Të nderuar të pranishëm , Kosova mundë të jetë mikpritëse enjë konference të këtij niveli, ndaj gjithherë jeni tëmirëseardhur.

Ju faleminderit

Myftiu i Kosovës: Naim Tërnava

05\02\2020

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…