Sot, në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë ish-myftiu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Jusuf ef. Gjokoviq

Biografi e shkurtër

Jusuf ef. Gjokoviç lindi më 18.11.1946, në Dinoshë të Malit të Zi. Rrjedh nga një familje e rrespektuar nga babai haxhi Beqiri dhe nëna haxhike Sherifeja, e lindur Beqoviq.
Shkollën fillore e kreu në Dinoshë, për të vazhduar shkollimin e mëtejshëm në medresenë e mesme  “Alaudin” në Prishtinë. Më pas ai studioi në Universitetin e Bagdadit, në drejtimin “Letërsia arabe dhe ligji i Sheriatit”, ku dhe diplomoi në vitin 1972.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1973, emërohet si imam i “Xhamisë Bajrakli” në Beograd në vitin 1974-1975. 
Prej vitit 1975 deri në vitin 1986 punoi në Republikën Arabe te Libisë.
Në vitin 1986, pranohet në Meshihatin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, ku dhe u emërua si Myfti i BI-së së Malit të Zi.
Detyrën e myftiut e ka kryer deri ne vitin  2011, gjegjësisht në fundin e karrieres deri kur doli në pension.

E lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…