Sot, bota islame humbi një ndër dijetarët më të mëdhenj bashkëkohor, në fushën e fikhut, shejh, prof. dr. Jusuf el-Kardavi.

Biografi e shkurtër

Jusuf el-Kardavi lindi më 9 shtator 1926 në fshatin Safet Turab të Egjiptit. Që në moshën dhjetë vjeçare mësoi përmendësh Kuranin, rregullat e leximit dhe dispozitat e tij. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Ez’her dhe çdoherë herë ishte prej nxënësve më të dalluar.  Pastaj vazhdoi shkollimin në Fakultetin e Usul Dinit në Universitetin e Ez’herit, ku edhe diplomoi në vitin 1952-1953. Në vitin 1973,  kreu doktoraturën me temë “Zeqati dhe ndikimi i tij në zgjidhjen e problemeve shoqërore”.

Gjatë jetës ka ushtruar një sërë përgjegjësisht e detyrash, prej të cilave veçojmë, më 1961, në Katar zgjidhet drejtor i Institutit të Mesëm Fetar, kurse më 1977 – 1990 kreu detyrën e dekanit të Fakultetit të Sheriatit në Universitetin e Katarit. Po ashtu ai ishte udhëheqës i Qendrës për Studime dhe Hulumtime në Historinë dhe Traditën e Profetit a.s. Ai ka punuar edhe si ligjërues në xhami, por që më vonë e mori mbikqyrjen e ligjëruesve dhe imamëve në Egjipt. Ndërsa një kohë ka punuar edhe si mbikqyrës i botimeve në Universitetin e Ez’herit. Jusuf el-Kardavi ushtroi edhe shumë poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Unionit Botërorë të Dijetarëve Mysliman, kryetar i Këshillit Europian për Fetva dhe Studime,anëtar i Këshillit për Studime dhe Hulumtime në Egjipt, anëtar i Këshillit të Jurisprudencës Islame, e që është pjesë e Lidhjes së Botës Islame, me seli në Meke, kryetar i Bordit Mbikqyrës të Bankës Islame të Katarit në Katar dhe të asaj të Fejsalit në Bahrejn, anëtar i Bordit Udhëheqës të Qendrës për Studime Islame në Oksford.

Gjatë jetës së tij, ai mori një sërë çmimesh si përsonaliteti dhe figura më me ndikim në botën islame dhe po ashtu për kontributin e tij të pazëvëndësueshëm që e ka dhënë deri më sot. Më 2008 u shpall si përsoni i tretë më me ndikim në botën islame. Ndërsa në vitin 2009 ishte i 38-ti në mesin e 500 përsonaliteteve më me ndikim në botën islame sipas një studimi të bërë nga Organizata Alu Al-Bejt Mbretërore e Jordanisë.

Jusuf el-Kardavi është autor i afro 200 librave, autor i shumë punimeve shkencore, shumë fetvave dhe një mori emisionesh televizive të incizuara.  Librat e tij janë prit shumë mirë në botën islame, andaj edhe janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës e po ashtu edhe në gjuhën shqipe janë të përkthyera mbi 50 tituj. Prej librave të tij më të njohur mund të cekim: “Hallalli dhe Harami”, “Fikhu Zekati”, “Fetva Bashkëkohore” etj.

Kryesia e BIK ka ka përkthyer dhe botuar librin e tij “Fikhu i prioriteteve” më 2014.

Zoti e shpëeftë për punën dhe kontributin e tij me Xhenetin Firdeus!

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…