Prishtinë, 2 korrik 2012

Udhëheqësit e Departamentit të të Rinjve të Kryesisë së BIK, takim pune me përfaqësuesit e Këshillave të Bashkësive Islame

Udhëheqësit e Departamentit të të Rinjve të Kryesisë së BIK, kanë takuar në selinë e Kryesisë përfaqësuesit e Departamenteve të Këshillave të Bashkësisë Islame, para të cilëve prezantuan raportin e aktiviteteve njëvjeçare, si dhe shpalosen edhe projektet për vitin e ardhshëm.

 

{jathumbnail}Në këtë takim, qenë të pranishëm edhe dr. Fahrush Rexhepi anëtar i Kryesisë së BIK-sw dhe kryeimami, Sabri efendi Bajgora.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, dr. Fahrush Rexhepi, pasi i përshëndeti në emrin e Myftiut dhe të Kryesisë, tha së puna e Departamentit të të Rinjve për këto dy vite prej kur është themeluar,  është për t’u përshëndetur, ngase kwto aktivitete kanë sjellw freski në kuadër të BIK.

Në aktivitetet tuaja, ju do keni përkrahjen dhe mbështetjen e Kryesisë së BIK dhe të të gjitha forumeve të saj. Tani jemi në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit, andaj së bashku do tw jemi në terren me besimtarët dhe të rinjtë tanë anekënd Kosovës.

Kryeimami, Sabri ef Bajgora, të pranishmëve u tha se rezultatet e juaja nga aktivitet që keni pasur, më së miri kanë dëshmuar për nevojën e themelimit të Departamentit të të Rinjve. Edhe shtrirja  në këshilla, për këto dy vite, është një rezultat në vete, tani të rinjtë në shumicën e këshillave kanë një adresë ku të drejtohen. “Është koha që të rinjtë të jenë bartës të aktiviteteve dhe të jetës fetare tek ne”-tha ndër të tjerat, kryeimami Sabri ef. Bajgora.

Udhëheqësi i Departamentit të të Rinjve, mr. Fitim Gashi në raportin e tij për punën njëvjeçare tha se deri tash Departamenti ka themeluar degwt e tij në 20 këshilla vendor të BI, kemi mbajtur 7 tribuna tematike në Prishtinë, kemi bashkorganizuar tryezw me institucionet dhe forumet e tjera në kuadër të BIK.

Ai, më tutje, tha se vitin që shkoi kemi realizuar me Kryeimamin dhe me Unionin e FSI-së një numër të konsiderueshëm të ligjëratave nw ditën e xhuma nëpër xhamitë e Kosovës, pastaj kemi mbajtur ligjërata për studentwt e UP dhe të universiteteve të tjera, kemi bashkëpunuar me Këshillat e BI, si dhe kemi marrw pjesë në takime e forume ndërkombëtare të të rinjve. Po ashtu vjet për të parën herë kemi organizuar edhe kursin për njohurit fetare.
Ndërsa si propozime për t’u realizuar në periudhën e ardhshme njëvjeçare dolën: organizimi i seminareve të ndryshme, organizimi i kurseve të ndryshme edhe nëpër degë, organizimi i garave të diturisë, etj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…