Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të premten aksion për ndihëm të refugjatëve të Sirisë Prishtinë, 3 korrik 2012 Kryesia e Bashkësisë Islame, të premten 6 korrik 2012, organizon aksion për ndihëm të dëbuarve e refugjatëve të Sirisë. Aksioni në ndihëm financiare do të organizohet në të gjitha xhamitë e Kosovës pas namazit të xhumasë. Kryesia e BIK-ut fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin dhe të kontribuojnë financiarisht për ndihmë të dëbuarve nga Siria. Për të sensibilizuar besimtarët, xhematlinjët, njerëzit e vullnetit të mirë dhe bamirësit e popullin tonë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët hytben do ja kushtojnë ndihëm për të ikurit e refugjat sirian. Populli i Kosovës më së miri e di rëndësinë e ndihmës, sespse ne vetëm para një dekade ishim ata që na ndihmuan popujt e lirë, e tani falë Zotit, luftës sonë dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtarë, jemi të lirë dhe në gjendje që të ndihmojmë të tjerët në rrugën e tyre drejtë lirisë. Të gjithë interesuat mund që të kontribuojnë edhe përmes xhirollogarisë rrjedhëse në Bankën Ekonomike 1401000000813524 Adresa e plotë për kontribuesit nga diaspora: Douche Bank Turst ag-Frankfurt Theodor-hese-all ee 70 60486 Frankfurt, Gemany SWIFT: Deutdbeff IBAN: DE33500700100936311000 SWIFT Banka Ekonomike: EKOMRS 21 Përfituesi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës Account no: 1401000000813524 10000 Prishtinë, Kosovë