Me qëllim të mbarëvajtjes dhe ecurisë sa më të mirë të ditës së Arafatit, udhëheqësit e haxhive nga të gjithë Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë mbajtur një takim përgatitës në rrafshnaltën e Arafatit, më konkretisht në vendin ku do të qëndrojnë besimtarët tanë nga Kosova.
Ata, nga zyrtarët e Drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së BI-së së Kosovës, u njohën për së afërmi me vendin se ku do të qëndrojnë ata në ditën e Arafatit, si do të veprohet me haxhitë e sëmurë, si dhe rreth organizimit të programit fetar në Arafat.
Kujtojmë se dita e Arafatit është ditën e shtunë, më 15 qershor, në të cilën gjithë besimtarët myslimanë që kanë vendosur ta kryejnë haxhin qëndrojnë në rrafshnaltën e Arafatit, duke bërë lutje e dua, nga mëngjesi deri në perëndim të diellit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Ministri Fidan dhe Myftiu Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z.…