Prishtinë, më 18 qershor 2022

Në kuadër të bashkëpunimit mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, këto ditë po realizohet projektit për të rinj me titull “Ëndërro, zbulo, dhuro vakëf”. Studentë kosovarë nga profile të ndryshme të udhëhequr nga zyrtarët e BIK-ut, Besir Neziri dhe Isra Hyseni, po qëndrojnë në Turqi me qëllim të njohjes nga afër me historikun e kulturën e vakëfeve, si dhe monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore islame në Turqi.

Në këtë vizitë një javore, studentët kosovarë vizituan objekte të rëndësishme  vakëfnore të ndryshme në Stamboll, siç janë kuzhina publike (Imaretin) Mihrishah Valide Sulltan, nga e cila çdo ditë ushqehen 3000 familje, ku edhe morën pjesë në shpërndarjen e ushqimit për familjet në nevojë, si dhe vizituan spitalin Bezmialem, ku janë trajtuar mbi 300 pacientë nga Kosova në kuadër të bashkëpunimit në mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Vakfëve të Turqisë.  

Më pas vizituan edhe shumë monumente  të tjera historike, kulturore dhe vakëfnore në Stamboll, të cilat janë restauruar dhe mbrohen nga Drejoria e Përgjithshme e Vakfëve të Turqisë, si Xhaminë Blu (Sulltan Ahmet), Xhaminë Ajasofja, Xhaminë Sylejmanije, Kullën e Gallatës, shtëpitë e shpendëve në lagjen Üsküdar (Xhamia Ajazma), Xhaminë Mihrimah Sulltan dhe Mevlevihanen në Jenikapi të Stambollit.

Studentët kosovarë gjatë vizitës së tyre në Stamboll janë pritur në takim edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë, Burhan Ersoj, i cili u shprehu mirëseradhje studentëve nga Kosova dhe i njohu ata për misionin si dhe për projektet dhe aktivitetet që realizon Drejtoria e Përgjithshme e Vakfëve, si brenda Turqisë po ashtu dhe jashtë saj. Studentët kosovarë falënderuan drejtorin Ersoj për mundësinë e kësaj vizite si dhe për të gjitha projektet që ka realizuar dhe po realizon Drejtoria e Përgjithshme e Vakfëve të Turqisë në Kosovë, si në fushën e restaurimi të një numri të madh të monumenteve të trashëgimisë kulturore islame, pastaj trajtimin mjekësor të  pacientëve nga Kosova në spitalin Bezmialem në Turqi, si dhe për ndihmat e tjera humanitare me pako ushqimore për familjet në nevojë përgjatë vitesh.

Në ditët në vijim  studentët nga Kosova do të udhëtojnë edhe në Bursa, ku do të vizitojnë monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore Islame, si Kompleksin e Ullu Xhamisë, xhaminë  Jeshile, xhaminë Emir Sulltan, muzeun Panorama të çlirimit të Bursës në vitin 1326, Kompleksin Muradije, ku do të njohen nga afër me qytetërimin, historinë dhe kulturën e vakfëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…