Prishtinë, më 16 qershor 2022

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava. Fillimisht Myftiu Tërnava shprehu falënderimin e tij për gjithë anëtarët e Kryesisë, si dhe për të gjithë punëtorët e BIK-ut për kontributin dhe mundin që janë duke dhënë në shërbim të ngritjes së fjalës së Allahut xh.sh.. Ai tha se kjo është një përgjegjësi që e kemi marrë mbi supet tona, andaj duhet të tregohemi të matur për këtë amanet, por edhe të guximshëm bazuar në përgjegjësinë tonë që kemi si para Zotit ashtu edhe para besimtarëve tanë.

Kryesia në këtë mbledhje, në rend të ditës pati shqyrtimin e raportit mbi aktivitetin gjatë muajit Ramazan 2022, shqyrtimin e raportit mbi zekatin dhe Sadekatul-fitrin për këtë vit, parapërgatitjet për Haxhin 2022, si dhe shqyrtoi lëndë të ndryshme dhe mori vendime nga kompetencat e Kryesisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…