Prishtinë, më 2 prill 2023
Kjo pjesë e qytetit, e cila lidh tri xhamitë, atë “Sulltan Mehmet Fatih”, xhaminë “Jashar Pasha” dhe xhaminë “Sulltan Murat”, sonte u stolis për nder të muajit të bekuar Ramazan.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ishin prezent në këtë ngjarje.
Myftiu Tërnava e vlerësoi këtë nismë, e cila u realizua për herë të parë në Prishtinë, duke falënderuar bashkëpunëtorët, të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti. Ai po ashtu uroi që vitet e ardhshme të stoliset i gjithë qyteti për nder të muajit Ramazan.
Kryetari i Prishtinës, tha se kjo pjesë e Prishtinës nga viti i ardhshëm do të shndërrohet në një ambient tjetër me parqe e lokale afariste, e cila do të krijojë një atmosferë të këndshme për besimtarët e turistët.
Qytetarë e besimtarë myslimanë gjatë gjithë këtij muaji mund ta shijojnë këtë pamje të bukur që lidh tri xhamitë, atë “Sulltan Mehmet Fatih”, xhaminë “Jashar Pasha” dhe xhaminë “Sulltan Murat”.