Prishtinë, më 3 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin që  shtroi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryetari Haradinaj, theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e patëm për nder të shtrojmë iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Harmonia dhe solidariteti në rrugën drejt qëllimeve të përbashkëta, janë vlerë e madhe e jona që e kanë lakmi edhe popujt me demokracitë më të avancuara. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë̈ dhe shtetndërtimit. Me urimin që të jemi bashkë si gjithmonë në kultivimin e vlerave tona të përhershme, u dëshirova agjërim të lehtë dhe të pranuar në ditët e mbetura të Ramazanit” – u shpreh kryetari Haradinaj.

Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së, z.Ramush Haradinaj për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional, theksoi se BIK-u vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare që mund t’i kemi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…