Bashkësia Islame e Kosovës me ftesë të Universitetit të Stambollit,  mori pjesë në Konferencën shkencore  ” Payitah’ta Serhad , Serhad’ta Payitaht” e organizuar në bashkëpunim me DIYANET-in e Turqisë, ku ishin të ftuar krerët fetarë të bashkësive islame të Ballkanit (Maqedonia , Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria e Greqia)  dhe dekanët e fakulteteve të studimeve islame të rajonit e Turqisë.

Temë boshte  e kësaj konferenca ishte arsimi i lartë fetar dhe mundësia e bashkëpunimit mes fakulteteve islame nga  Ballkani dhe fakulteteve të Ilahiyait në Turqi.
Nga Kosova morën pjesë, Vedat Sahiti- Këshilltar i Kryesisë së BIK, i cili në ditën e parë të konferencës foli për sfidat e arsimit të lartë fetar dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në përafrimin e kurikulave të lëndëve bazike fetare mes fakulteteve  në vendet e Ballkanit perëndimor dhe fakulteteve të Ilahiyatit.   Ndërsa, prof dr. Qazim Qazimi –  dekan i FSI pas prezantimit të arriturave të FSI foli edhe për mundësitë  e bashkëpunimit dhe zhvillimit te arsimit të lartë fetarë.
Kjo konferencë ishte një rast i mire që  krerët dhe përfaqësuesit e Bashkësive fetare të jenë të pranishëm dhe të diskutojnë me dekanët lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë, ngase Bashkësitë Islame ato në Ballkan, ngase janë themelues të këtyre institucioneve, janë financues  dhe punëdhënësit kryesor e të diplomuarve nga këto fakultete prandaj edhe bashkëpunimi me bashkësitë islame është jetësor për avancimin e arsimit të lartë fetar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…