Prishtinë, 31 maj 2014
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e vet të rregullt, të mbajtur më 31 maj 2014, përveç tjerash debatoi edhe për tendencën e implikimit të disa të punësuarve të saj në fushatën elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit.

Kryesia e BIK-ut edhe njëherë njofton opinionin e gjerë, se nuk përkrah, nuk mbështet e as nuk favorizon asnjë subjekt politik, koalicion, nismë qytetare apo kandidat për zgjedhjet nacionale.
Për ne të gjitha subjektet politike janë të barabarta, ndërsa populli duke u bazuar në ndërgjegjen e tij, është ai që vendos përmes votës së lirë.
Ndërkaq, implikimi i disa të punësuarve tanë në fushatë përmes mediave (Tv lokale) e rrjete sociale, në favor të një subjekti, liste a kandidati që tashmë janë në garë për Kuvendin e Kosovës, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të  Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj. Veprimet e tilla konsiderohen shkelje e akteve normative të BI-së dhe si të tilla janë të sanksionueshme.
Po ashtu, edhe njëherë ftojmë subjektet politikë për garë ferr, të qetë  e të ndershme, por pa e politizuar fenë dhe objektet fetare për qëllime elektorale.

  • Tender

    Prishtinë, 4 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: …
  • Tender

    Prishtinë, 4 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Koso…
  • Tender

    Prishtinë, 1 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: 1. …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 4 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: …