Falënderimi i takon Zotit të  botëve, Atë e madhëron dhe falënderon  çfarë ka tokë e në qiej , Atij i takon sundimi e Madhëria , vetëm Atij i përkulemi dhe vetëm prej Tij  falje e magfiret kërkojmë.

Salatet e selamet tona qofshin për më të mirin e njerëzisë ,Zotëriun e të gjitha krijesave, të dashurin e Perëndisë , Vulën e gjithë Pejgamberisë, hazreti Muhamed Mustafanë , familjen e tij të pastër e fisnike e shokët e tij besnik .

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Është kjo xhumaja jonë e parë, pas një shkëputjeje kohore  prej dhjetë javësh, për shkak të rrezikut të shfaqur nga  virusi COVID-19 I cili arrit ne shkallë të pandemisë globale,   andaj  sot themi me gjithë shpirt e më zemër dhe me  gojën plot themi  elhamdulilah , falënderojmë Zotin fuqiplotë që na mundësoi t’i kthehemi shtëpive të Zotit dhe ti kthehemi normalitetit dalëngadalë .

Xhemat i nderuar!

Për ne, si besimtarë, sprovat kanë kuptim të veçantë. Ato janë momente reflektimi e vet llogaritje .

Allahu i madhëruar na ka paralajmëruar  në Kuranin fisnik se gjatë jetës tonë Zoti i plotfuqishëm  do të na vërë nëpër sprova nga me te ndryshmet, Ai na ka thënë:

“Gjithsesi do t’ju vëmë nëpër sprova me frikë e uri, me humbje të pasurisë e humbje jetësh dhe begative , por ti( o Muhamed )përgëzoji durimtarët

Sprovat duhet të na shërbejnë si momente reflektimi, jo shkëputjeje e dëshpërimi Ne besimtarët, nuk guxojmë te humbim besimin në shpresën dhe ndihmën e Zotit pavarësisht sprovave dhe vështirësisë së tyre, sepse kemi bindjen e thelle ne fajlet e pejgamberit a.s i cili na mëson : se besimtari ne sprova e sëmundje

–           pastrohet nga mëkatet; dhe besojmë fuqishëm dhe pa asnjë mëdyshje ne fjalën e Zotit fuqiplotë i cili ne librin e tij Fisnik  Kuran na premton dhe fjala e Tij është Hak kur thotë ne Kuran ” se me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi” dhe se pas përmirësimit vjen mirëqenia .

–           Këto dimensione fetare sprovën e shndërrojnë në moment reflektimi e përfitimi për besimtarin. Jo vetëm durimi  por edhe mundësitë për reflektim personal e familjar.

Allahu deshi që kjo sprovë e madhe të jetë në muajin e Ramazanit, agjërimi si ibadet ci lini na mëson sakrificën dhe solidaritetin ne rend të parë na kalit edhe me tepër durimin dhe qëndrueshmërinë, prandaj  ishte një lehtësim shumë i madh për ne që këtë sprovë ta kalojmë më lehtë përmes mësimeve dhe përfitimeve që na sjellë ramazan. Vlerësimet e pothuajse çdo besimtari se ‘Ramazan më të lehtë nuk kemi përjetuar që moti’ janë dëshmia më e mirë për mirësinë e Zotit gjatë kësaj sprove.

–           Pandemia nuk na ktheu në pikën zero por në rrënjë, në bazë, në vendin ku gjejmë prehjen shpirtërore më të madhe, në familje.

Ndonjëherë obligimet dhe dinamika e  jetës na pamundësojnë që t’i përkushtohemi familjes, kështu që kjo sprovë na kompensoi humbjen me dashurinë dhe ngrohtësinë familjare  sikur edhe Na ktheu tek përgjegjësia më e madhe shoqërore.

–           Kjo Sprovë na bëri më solidarë se kurrë më parë. Ndihmuam dhe ngushëlluam njëri-tjetrin me aq sa patëm mundësi. Kjo ka rëndësinë e vet pasi vepra e mirë dhe solidariteti  konsiderohet treguesi më i mirë  i kthimit kah Allahu, është tregues pendimi, dhe rrjedhimisht është shenjë e parë e largimit të sprovës.

Vëllezër të nderuar!

Kjo sprovë na ka dhënë edhe dy mësime, pa të cilat jeta shoqërore nuk mund të funksionojë natyrshëm. Është fjala për konceptin e lirisë së veprimit, i cili nuk është i pakufizuar. A nuk kemi me qindra shembuj se si virusi u shpërnda thjesht për shkak të shpërfilljes së përgjegjësisë. Nga perspektiva fetare, moskushtëzimi i lirive nënkupton ekspozimin e shoqërisë para shkatërrimit të përgjithshëm. Pejgamberi a.s., ka marrë shembull anijen, në të cilën, nëse i lihet mundësia dikujt të bëjë ndonjë vrimë në të, atëherë do të fundosen të gjithë. Me fjalë të tjera, nëse ne lejojmë njerëzit që, duke u mbështetur në liritë personale të veprojnë çfarë të duan, do të shkatërrohemi të gjithë.

Mësimi tjetër ka të bëjë me respektimin e autoriteteve. Po të mos respektonim masat e ndërmarra nga autoritetet tona fetare dhe ato shtetërore, gjendja do të ishte shumë më keq. Për këtë shkak, Kurani na mëson që qendrës vendimmarrëse t’i drejtohemi dhe ta respektojmë, veçmas në momente të vështira .

Të dashur vëllezër!

Ne ende jemi duke u ballafaquar me këtë sprovë dhe këtyre mësimeve që fillimisht kemi marrë prej saj duhet t’u kushtojmë rëndësi maksimale edhe më tej. Edhe më tej na duhet t’i respektojmë masat, t’u referohemi autoriteteve tona dhe të respektojmë vendimet e tyre, të tregojmë solidaritet e humanizëm, ta këshillojmë njëri-tjetrin dhe të urdhërojmë për të mirë e kundër së keqes.

Kështu, me ndihmën e Allahut xh.sh., do t’ia dalim!

Shfaq më shumë në Hytbe

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit

Vëllezër dhe motra,Të dashur qytetarë!Sot është dita e parë e Kurban Bajramit. Në këtë mën…