Prishtinë, 22 tetor 2015
Sot Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u prit nga Ministri për Çështje Fetare dhe Vakëfe në qeverinë e Arabisë Saudite, në Riad, Dr. Saleh Al Sheikh, të cilin Myftiu fillimisht e falënderoi për bashkëpunimin me BIK-um, si dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej. Myftiu gjithashtu e falënderoi ministrin edhe për ndihmën dhe mbështetjen dhe ndihmën që qeveria e Arabisë Saudite ia ka dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare. Myftiu po ashtu kërkoi edhe përkrahjen dhe ndikimin e Arabisë Saudite për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në takim, ndër të tjera Myftiu e informoi ministrin me historikun, funksionimin, projektet  dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës.
Nga ana e tij ministri Al Sheikh shprehu përkushtimin e tij dhe të dikasterit që ai e drejton, për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e BIK-ut në realizmin e projekteve që kanë të bëjnë me vakëfeve.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në mes të dy institucioneve.
Po sot Myftiu u prit edhe nga zv/ministri, Dr. Abdul Rahman Al Ghannam, në një takim të veçantë, ku të pranishëm ishin të gjithë drejtorët e ministrisë.{gallery}saudi1015al{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…