Prishtinë, 21 tetor 2015
Ka disa ditë që Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë pune në Arabië Saudite, ndërsa në këtë vizitë po e shoqërojnë Isa ef. Tërshani dhe Shani ef. Sylka anëtarë të Kryesisë, dhe Besim ef. Mehmeti, asistent në kabinetin e Myftiut. Kjo vizitë e Myftiut erdhi pas ftesës së ministrit për Vakëfe dhe Çështje Fetare, Dr. Saleh Abdulaziz Al Sheikh.
Me të arritur në Agabinë Saudite, Myftiu me bashkëpunëtorë fillimisht qëndruan në Mekë, ku në Qebenë e madhëruar realizuan ritualet e umres, ndësa më 21 tetor 2015, në kryeqendrën e Arabisë Saudite -Riad , Myftiu Tërnava u prit nga sekretari gjeneral i RABITA-së, Dr. AbdulMuhsin Al Turki.

Myftiu fillimisht falënderoi Dr. Turkin dhe organizatën që ai udhëheq, si dhe qeverinë e Arabisë Saudite, përpërkrahjen e Kosovës dhe lobimin e tyre për njohje të saj në arenën ndërkombëtare. Myftiu i kërkoi nga nikoqirit që edhe në të ardhëm të vazhdojnë përkrahjen dhe mbështetjen për Kosovën.  Gjatë takimi Myftiu Tërnava një theks të veçantë ia kushtoi rëndësisë që për Kosovën ka përkrahja për pranim në UNESCO, duke theksuar kërkesën për përkrahej dhe mbështetje nga RABITA për këtë nismë. Gjithashtu Myftiu e informoisekretarin me historikun, funksionimin, projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës.
Në fund të dy palët u dakroduan për thellim të bashkëpunimit.

Po më 21. 10. 2015 Myftiu u prit edhe nga Myftiu i Arabisë Saudite, AbdulAziz Al Sheikh, pra në zyrën e tij në Riad, të  cilin Myftiu e infrmoi me objektivat e Bashkësisë Islame dhe angazhimet e saj në organizimin e jetës fetare, duke theksuar nevojën për bashkëpunim edhe më të madh.
Gjatë qëndrimit në Riad Myftiu Tërnava vizitoi edhe ambasadën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë në Arabinë Saudite.{gallery}saudi1015{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…