Më 11 maj 2012 në Siqevë (Klinë) në mënyrë solemne u bë përurimi i xhamisë së re të ndërtuar me kontributin e fshatërve të këtij fshati. Në këtë solemnitet mori pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i KBI të Klinës Kadri ef Berisha, ish kryetari i KBI-së Klinë . Ali ef. Gashi. Pas namazit të xhumasë në këndimin e tekbireve u bë prerja e shiritit të xhamisë.
{jathumbnail}Myftiu Tërnava duke i përgëzuar xhematin për këtë vepër humane dhe këtë xhami tha se vetëm ata që kanë besimin ndërtojnë dhe ngrisin xhamia. Këtë xhami e zbukuron xhemati, deri tash keni pasur një vakum tashmë keni një adresë, xhamia e fshatit Siqevë vend ku tuboheni për ta adhuruar Allahun xh.sh. Serbët BIK gjatë luftës së fundit ia kanë djegur 218 xhami, mes tyre xhami të shek. XV, XVI, XVII dhe falënderoj Allahun që të gjitha këto xhami i kemi renovu dhe kemi ndërtuar edhe afro 400 xhami të reja, mirëpo kemi nevojë edhe për më shumë xhami sepse popullata e Kosovës edhe zyrtarisht u deklaruan se është 98% e shqiptarëve janë të besimit mysliman dhe vetëm në luftën e fundit kemi 37 hoxhallarë të rënë shehid me pushkë në dorë, por kemi edhe shumë njerëz që s’dimë për fatin e tyre. Ne si BIK pas luftës kemi qenë implementues e 43 shkollave, kemi ndihmu nevojtarët, kemi ngritur çerdhe, ndërtojmë rrugë, shtëpi e veshmbathje, spitali i Vushtrrisë ka kushtuar 5 milionë dollarë etj.etj. Myftiu në fund iu uroi për këtë xhami dhe u lut për mirëqenien dhe begatin e këtij vendi. Kryetari i KBI në Klinë Kadri ef.Berisha duke folur para xhematit u uroi për xhaminë re duke thënë se kjo është një ditë e madhe për komunën e Klinës e në veçanti për i fshatin Siqevë i cili tha pas shumë vështirësive arritëm që së bashku ta shtojmë edhe një xhami në Komunën tonë e cila ka vetëm pesë xhami, dhe lusim Zotin që edhe fshatrat tjera të marrin hapin e Siqevës dhe të ngrisin xhami ngase kjo është tejet e nevojshme për rrethinën tonë ngase numri i xhematlinjeve është në rritje e sipër.
Xhamia e fshatit Siqevë është ndërtuar më 1936 nga fshatarët dhe ishte regjistruar si mejtep për mësim besimin e nxënësve si dhe ka shërbyer për faljen e namazeve deri në luftën e fundit kur pushtuesi barbar serb e dogji të tërin. Në udhëheqjen e Sinan Deskut (axha Sinan) pas luftës organizoi përsëri fshatin dhe mblodhën mjete dhe ndërtuan këtë xhami. Më 2010 u ndërtua xhamia e fshatit dhe për herë të parë u falën pesë kohët, bajramet dhe në ramazan në këtë xhami falen 5 kohët e namazit.