Të premten, më 08.12.2017, pas namazit të jacisë, në xhaminë e fshatit Shoshaj, organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame i Preshevës; u mbajt manifestim me rastin e Muajit të Mevludit.

Nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ishte i pranishëm prof. Ilmi Rexhepi, i cili mbajti ligjëratën për lidhjen gjuhësore-fetare të emrave të përveçshëm të të Dërguarit Muhamed a.s.

Të pranishmit i përshëndeti sekretari i Këshillit Abedin ef. Limani, i cili është edhe imam i xhamisë së fshatit Shoshaj, ndërsa Kryeimami Xhemaludin Hasani mbajti fjalë rasti.

Pjesë nga Kurani dhe nga mevludi kënduan Avdush ef. Krosa dhe hafëzi Besir Musliu, që ishin mysafirë nga Kosova, kurse duanë e bëri Mumin ef. Tahiri, arkëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës.

Gallery Wordpress

Para ligjërimit të temës, prof. Ilmi Rexhepi shprehu vlerësimin e tij, të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të besimtarëve të Kosovës Qendrore për vëllezërit e tyre të Kosovës Lindore, që, me këmbëngulje e vetëmohim, po ruajnë e po kultivojnë raportet kulturore dhe të organizimit institucional fetar me Kosovën. Ky qëndrim meriton vëmendjen, mirënjohjen dhe përkrahjen morale të çdo shqiptari,- theksoi prof. Ilmi Rexhepi.

Në manifestim merrnin pjesë administrata e Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës, imamë të këtij Këshilli, besimtarë nga qyteti e fshatrat e Preshevës dhe mysafirë nga Kosova.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…