Prishtinë, 10 dhjetor 2017
Nën këndimin e tekbireve, në mënyrë solemne, u bë përurimi i xhamisë së fshatit Mollopolc në Shtime.

Në këtë përurim, i pranishëm ishte kryetari i KBI-së në Shtime Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit nga BIRK-u: drejtori Ahmet ef. Sadriu dhe Rexhep ef. Luma, dekani i FSI-së Fahrush ef. Rexhepi si dhe përfaqësuesit nga shoqata Qatar Charity: drejtori i kësaj shoqate me bashkëpunëtorë dhe mysafiri nga Katari Halid El-Jafii.

Kryetari i KBI-së së Shtimes Isa ef. Tërshani në fillim tha se kjo xhami edhe më do t’ia shtojë hijeshinë këtij lokaliteti dhe prandaj banorët e fshatit Mollopolc kanë arsye të gëzohen që po bëhen me xhaminë më të bukur në komunën e Shtimes.

Ndërsa përfaqësuesit nga shoqata Qatar Charity, drejtori i shoqatës me bashkëpunëtorë dhe mysafiri nga Katari Halid El-Jafii duke uruar banorët për këtë xhami u shprehën se po ndiheshin të nderuar që patën mundësinë të kontribuojnë në ndërtimin e kësaj xhamie dhe të gjenden në mesin e tyre duke falënderouar të gjithë ata që kanë ndihmuar për ngritjen e kësaj xhamie.

Në emër të Myftiut Tërnava dhe Kryesisë së BIRK-ut, foli drejtori Ahmet ef. Sadriu, i cili uroi banorët e këtij fshati për xhaminë. Ai duke theksuar rolin që luajnë xhamitë në jetën fetare, vlerësoi se ky fshat e meritonte, sepse ka dhënë shumë për këtë vend dhe që ne t’i gëzojmë këto të mira. Falënderoi donatorin për këtë ndihmë të çmuar dhe përfaqësuesin që ishte i pranishëm, falënderoi kuvendin komunal të Shtimes që gjatë tërë kohës kanë qenë bashkëpunues për ndërtimin e xhamisë, si dhe xhematin që kanë qenë të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.

Punën e banorëve të fshatit Mollopolc e ndërlidhi me Kuran duke rikujtuar fjalët e Allahut xh.sh. që thotë se xhamitë i ndërtojnë vetëm ata të cilët besojnë në Allahun xh.sh. dhe në Ditën e Gjykimit. Përurimi merr kuptim të veçantë që po ndodh në Muajin e Mevludit, kur Allahu ka dërguar krijesën e Tij më të dashur,- theksoi në fjalimin e tij drejtori Ahmet ef. Sadriu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…