Prishtinë, 11 qershor 2018
Shoqata humanitare bamirëse Bereqeti – dega në Prishtinë, që është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, shpërndau 150 pako ushqimore për familjet skamnore në Prishtinë. Kjo ndihmë vjen falë ndjenjës së solidaritetit me skamnorët që ndihet më theksuar në muajin e bekuar të Ramazanit.
Pakot ushqimore që u shpërndanë janë dhuruar nga Selim Mustafa. Fitim Flugaj, drejtor i shoqatës humanitare bamirëse Bereqeti falënderoi me ketë rast donatorin duke lutur Zotin që t’ia shpërblejë atij dhe të gjithë donatorëve të tjerë që kanë besimin e plotë në shoqatën Bereqeti dhe që t’ua shtojë begatitë. Drejtori Flugaj shprehu bindjen se Bereqeti tashmë është bërë derë e hapur dhe e shpresës për të gjithë ata që ndiejnë nevojë për ushqim, për veshmbathje dhe për artikuj ushqimorë.
Po në këtë vazhdë, i njëjti donator kishte dhuruar pako ushqimore për 50 familje nevojtare në banesat sociale në Hajvali dhe të cilat pako ishin shpërndarë nga shoqata humanitare bamirëse Bereqeti.