Prishtinë, 24 maj 2018

Shoqata humanitare Bereqeti, që është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të muaji të bekuar të Ramazanit,  te xhamia “Pavarësia”-“Mulla Sherif ef. Ahmeti”, u shpërndau 400 pako ushqimore familjeve skamnore dhe jetimëve, në mënyrë që sadopak t’ua lehtësojë jetën e tyre gjatë këtij muaji të bekuar. Imami i kësaj xhamie Nexhmi Hoxha falënderoi Kryesinë e BIRK-ut për këto ndihma dhe donatorin, theksoi se Bereqeti vazhdimisht po mundohet t’u dalë në ndihmë skamnorëve dhe jetimëve. Përpos këtyre ndihmave, ne do të shpërndajmë edhe ndihma të tjera gjatë Ramazanit, por edhe për Bajram do t’i ndihmojmë familjet nevojtare.

Vlen të theksohet se gjatë këtij muaji Bereqeti po vazhdon të ndihmojë 5000 familje me 5000 pako ushqimore. Kjo ndihmë është donacion nga Drejtoria e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…