Shoqata “Bereqeti” ndihmoi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj

Shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, në vazhdën e aktiviteteve të saj, po ndihmon jo vetëm kategoritë sociale, por edhe institucionet. Naim ef. Rexhepi koordinator i shoqatës humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega Ferizaj, u shpreh i lumtur që me 17 tetor po ndihmonin Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 2 në Ferizaj me mbulesa dhe çarçafë të nevojshëm për pacientë të kësaj qendre. Ai tha se Bereqeti tashmë është bërë adresa nëpërmjet së cilës bamirësit ndihmojnë kategoritë e ndryshme sociale.

Ai po ashtu theksoi se, megjithatë, nevojat e qytetarëve mbeten të shumta.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Njoftim për fillimin e muajit Ramazan

Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 23 mars 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nj…