SHHB Bereqeti shpërndan 100 pako ushqimore në Gjakovë Prishtinë, 12 prill2020Shoqata Humanitar Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Shoqatën e Stambollit në Medresenë e Madhe të Gjakovës, ka shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet nevojatare të qytetit të Gjakovës. Shpërndarjen e këtyre pakove e bëri drejtori i Medresesë, mr. Gencer Dervari, i shoqëruar nga stafi i tij. Abdurrahman Bejtullahu, koordinator i degës, falënderoi donatorët dhe luti Zotin që të gjithë bamirësit e këtij ativiteti t’i shpërblejë me të mirat e Tij, që janë bërë shkaktarë për buzëqeshjen e fytyrave të këtyre familjeve në këtë kohë pandemie.