Prishtinë, 2 nëntor 2020
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” që funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), ka dërguar afro një mijë pako me veshmbathje për banorët e shtetit të Beninit që shtrihet në Afrikën Perëndimore.
Gjatë dy javëve të fundit, besimtarët nga gjithë vendet e Kosovës kanë kontribuar duke u solidarizuar me banorët e Beninit, për çka u konkretizua sot me nisjen e një maune me afro një mijë pako veshmbathje për banorët e këtij shteti.
Përfaqësues të “Bereqetit” shprehen të kënaqur me mbështetjen që i është dhënë kësaj shoqate gjatë këtij aksioni për të ndihmuar banorët e këtij shteti me veshmbathje të ndryshme. Në fakt ky aksion ka filluar dhe u përkrah nga besimtarët jashtëzakonisht mirë për faktin se edhe vet banorët e shtetit të Kosovës kishin pasur një nevojë të tillë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Kjo maune me veshmbathje parashihet që të arrijë në destinacion brenda 45 dite që nga nisja e saj, ku më pas banorët e këtij shteti do të mund të shfrytëzojnë ndihmat e gjithë besimtarëve kosovarë nga ky aksion.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në vazhdimësi ka qenë afër familjeve në nevojë brenda Kosovës, por edhe jashtë saj. Kjo shoqata ka shtrirë aktivitet e saja edhe në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit, e deri në shtetin e Beninit që shtrihet në Afrikën Perëndimore.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…