Prishtinë, 1 dhjetor 2015
Myftiu Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot priti në takim njohës përfaqësuesin special të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, shefin e UNMIK-ut në Kosovë, z. Zahir Tanin, të cilit myftiu i uroi sukses në misionin e tij.
“Presim nga ju, si edhe deri tani, që të përkrahni e paraqitni të arriturat që ka shënuar Kosova, pra në institucionet ndërkombëtare, e posaçërisht në OKB. Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim të mirë me misionin e UNMIK-ut, dhe jam i bindur që këtë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen:, tha myftiu Tërnava.
Shefi i UNMIK-ut tha se është i kënaqur me kontributin e BIK-ut dhe myftiut Tërnava në tolerancë, harmoni, mirëkuptim e bashkëjetesë. Ai më tutje u interesuar për historikun, funksionim dhe projektet që ka BIK-u.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…