14-15.12.2013

Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dy ditor të mbajtur në Prizren  (14-15 dhjetor 2013) të organizuar nga Organizata Gjermane: Konrad Adenauer Stiftung  me temë: “Marrëdëniet në mes të grupeve fetare dhe shtetit”. Të rinjët dhe religjioni në shoqëritë moderne shumë-fetare.

Në ceremonin e hapjes, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, një fjalim pati Mr.Vedat Sahiti-këshillëtarë i Myftiut të Kosovës, i cili më pastaj mbajti edhe një ligjëratë rreth temës “Pluralizmi fetar dhe sfidat e tij në një shoqëri moderne, si duhet të përballet religjioni me këtë realitet të ri”

Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike: Ilarion Lupulovic dhe Don Kastriot Idrizi, të cilët po ashtu u paraqitën me fjalët dhe ligjëratat e tyre rreth temës së lartpërmendur. Një ligjëratë po ashtu mbajti edhe deputetja e kuvendit të Kosovës Lirije Kajtazi.

Në këtë seminar, përvec përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të tjerë, ishin prezent edhe grupet e studentëve nga tri komunitetet fetare, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar në mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: Ndikimi i praktikimit të fesë në stabilitetin social, Roli i mediave në aspektin e religjioneve etj.

Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë seminar ishte: “Fetë dhe Toleranca”.

Departamanti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në këtë seminar me dhjetë student dhe studente nga Fakulteti i stsudimeve Islame dhe Medreseja Alaud-din në Prishtinë.

Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Prizren: Xhamisë Bajrakli, kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike. Gjatë vizitës së Xhamisë Bajrakli, një ligjërat për të pranishmit mbajti kryeimami i këshillit të bashkësisë Islame të Prizrenit Ali ef. Veza. Z.Veza foli për historikun e Xhamisë Bajrakli dhe po ashtu u kujdes për përgjigjje në pyetjet e të pranishmëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …